Qeveria greke nuk pranon pushimet masive
Athinë, 9 mars - Qeveria greke është duke negociuar me tri vija të kuqe me përfaqësuesit e trojkës, njoftoi një zyrtar i lartë i Ministrisë greke të Financave.
Qeveria nuk pranon të legjitimojë pushimet masive nga puna në sektorin privat, pushimet nga puna në sektorin publik në vitin 2015 dhe ndryshimin e propozimit të palës greke për qumështin e freskët, deklaroi ai.
I njëjti burim qeveritar deklaroi se është vendim politik që mos të legjitimojmë duke iu bindur kërkesave të trojkës.
Gjithsesi, ai la të kuptohet që po të nevojitet një tërheqje nga të tri çështjet e sipërpërmendura.