Qeveria gjermani kërkon nga bankat më shumë përgjegjësi

Berlin, 23 mars - Qeveria federale gjermane u kërkon bankave të marrin më tepër përgjegjësi për kapërcimin e krizës financiare.
Gjatë një takimi në zyrën e kancelares Merkel krerët e koalicionit qeveritar gjerman ranë dakord për vënien e një takse shtesë bankare.
Nga qarqet e pjesëmarrësve thuhet se u bë një dallim mes - siç thuhet - instituteve jo stabile dhe kompanive serioze, si për shembull banka e kursimeve, Sparkasse.
Takimi u zhvillua pas vendimit për marrjen e borxhit rekord në historinë gjermane. Nëpërmjet kësaj takse shtesë, qeveria aktuale gjermane shpreson të gjejë një rrugëdalje nga situata e vështirë financiare.