Qeveria gjermane planifikon subvencione për automjetet elektrike
Berlin, 17 maj - Qeveria gjermane është e gatshme që të ndajë një miliardë euro për subvencione gjatë dy viteve të ardhshme për të ndihmuar në zhvillimin e industrisë për automobilë elektrikë, shkruan gazeta Velt am Zontag.
Kancelarja Angela Merkel këtyre ditëve propozoi që Gjermania të bëhet lider tregu në teknologjitë e reja, me qëllim që deri në vitin 2020 në rrugët gjermane të ketë miliona automobila elektrikë.
Qeveria gjermane tashmë të mërkurën duhet ta shqyrtojë planin për mbështetje financiare të industrisë së automobilave elektrikë.