16 Nëntor 2024

Qeveria gjermane ofron 430 grante për vetëpunësim në Kosovë

Prishtinë, 29 prill -  Ministri i Punës dhe i Mirëqenjes Sociale  z.Arban Abrashi priti sot në takim z. Timo Stegelmann, nga Organizata joqeveritare ‘Hilfe zur Selbsthilfe’ nga Gjermania, rreth bashkëpunimit në implementimin e projektit për përkrahje në fushën socio-ekonomike përmes vetëpunësimit dhe fuqizimit të mikro bizneseve në Kosovë.

Projekti është i financuar nga Qeveria Gjermane, kurse MPMS dhe Komunat do të bashkëfinancojnë. Target i projektit që kjo organizatë do të implementoj janë ofrimi i granteve për vetëpunësim në disa komuna të Kosovës.

Ministri Abrashi shprehu gadishmërinë e tij për përkrahje dhe theksoi se mirëpret çdo iniciativë që do të ndihmonte vetëpunësimin  dhe si rezultat do të krijonte vende të reja pune. MPMS do të jap në dispozicion zyret e punësimit dhe Qendrat e Aftësimit Profesional për nevoja të projektit.

Ministri Abrashi gjithashtu falenderoi Qeverinë Gjermane për ndihmën e vazhdueshme dhënë popullit të Kosovës. Projekti fillon implementimin nga 4 maj 2015 dhe do të zgjasë 20 muaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)