Qeveria gjermane kundër ndihmës për Italinë
Berlin, 6 gusht - Sipas informatave të "Spiegel Online" në qeverinë gjermane ka dyshime të konsiderueshme nëse Italia e zhytur thellë në borxhe mund të stabilizohet përmes paketës evropiane të shpëtimit.
Ekspertët kanë paralajmëruar se vendet partnere nuk mund të japin garanci për borxhin e përgjithshëm italian prej më shumë se 1,8 bilionë euro.
Ekonomia kombëtare italiane është e madhe për t'u mbështetur, prandaj ajo duhet të jetë në gjendje të ndihmojë vetveten.
- Banka Qendrore Evropiane do të këshillohet këtë të diel nëse ajo do të blejë bonot shtetërore italiane.