Qeveria gjermane ka nevojë për më pak kredi
Berlin, 23 qershor - Qeveria federale gjermane do të marrë mëë pak borxhe se sa ishte planifikuar më parë.
Për këtë vit pritet tani kredi të reja prej 63 miliardë euro-sh, bëri të ditur një përfaqësues i koalicionit.
Kjo do të thotë 20 miliardë më pak se sa ishte planifikuar.
Arsyeja për uljen e nevojës për kredi janë të ardhurat nga tatimet e larta, kostot më të ulta të tregut të punës për shkak të gjendjes ekonomike të përmirësuar si dhe fitimet prej miliardash nga shitja e licencave të telefonisë celulare.