Qeveria gjermane do të ketë më pak borxhe
Berlin, 29 dhjetor - Në fundin e këtij viti qeveria gjermane do të hyjë më pak në borxh se sa ishte menduar më parë, shkruan gazeta ekonomike "Handelsblatt".
Sipas përllogaritjeve të Institutit për Ekonominë Botërore shuma borxheve do të mbesë në nivelin e 48 miliardë eurove.
Në fillim të 2010-s qeveria gjermane bëri fjalë për një borxh rekord prej 80 miliardë eurosh. Prognoza e atëhershme është korrigjuar disa herë me ulje.