18 Nëntor 2024

Qeveria fton AKP-në të zbatojë Vendimet për "Çelikun" e Ferizajit

Prishtinë, 27 maj - Qeveria e Republikës së Kosovës konform përgjegjësive të saj ligjore dhe institucionale ka kryer të gjitha obligimet që dalin nga Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës komunale të Ferizajt dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, lidhur me rastin e punëtorëve të Fabrikës për prodhimin e gypave të çelikut në Ferizaj, duke hequr dorë nga pranimi i mjeteve tepricë pas kryerjes së detyrimeve ndaj punëtorëve.

"Ne ftojmë Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës të zbatojnë vendimet e mëhershme të organeve të drejtësisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi i Kuvendit të Kosovës obligon AKP-në të sigurojë pagesën e borxhit ndaj punëtorëve të Fabrikës për prodhimin e gypave të çelikut në Ferizaj", thuhet në komunikatën e qeverisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)