Qeveria formon komision për faljen e borxheve
Prishtinë, 5 shkurt - Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar edhe vendimin për themelimin e një Komisioni Ekzekutiv për shqyrtimin e mundësisë për faljen e borxheve të personave fizik dhe juridik, ndaj institucioneve shtetërore dhe ndaj ndërmarrjeve publike në Republikën e Kosovës, deri më 31 dhjetor 2008.
Komisioni brenda një muaji do të shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe do ti rekomandojë vendimin Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ky vendim do të stimulojë edhe më shumë zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve në Bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, në këtë përbërje:
1. Nazmi Zenelaj, Sekretar i Përgjithshëm në MZHE, Kryesues; 2. Besnik Osmani, Sekretar i Përgjithshëm në MAPL, anëtar; 3. Naim Baftiu, Sekretar i Përgjithshëm në MF, anëtar; 4. Kapllan Halimi, Sekretar i Përgjithshëm në MBPZHR, anëtar dhe 5. Shkëlzen Syla, Sekretar i Përgjithshëm në MFSK, anëtar;