02 Nëntor 2024

Qeveria është e interesuar që të rrisë punësimin e grave

Podujevë, 20 maj - Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në shoqërimin e ministres në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, znj. Rozeta Hajdari dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, vizituan fabrikën e këpucëve “Alko” në Besianë.

Aty u mirëprit dhe u takua me pronarin, Mentor Latifin dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Fabrika “Alko” karakterizohet nga fakti se shumica e 50 punëtorëve të saj janë gra. Që nga janari në bashkëpunim me një firmë tjetër në Shqipëri kanë filluar prodhimin e këpucëve për një firmë italiane.

Kjo fabrikë përdorë makineri italiane për prerje dhe qepje, produkti i të cilës finalizohet më pastaj në Shqipëri dhe Itali.

Pronari, Latifi i falënderoi Kryeministrin në detyrë dhe ministrat në detyrë për vizitë, dhe shprehu mirënjohje ndaj masave në kuadër të pakos emergjente fiskale nga e cila ka përfituar edhe kjo fabrikë bashkë me punëtorët e saj.

Sipas tij, kjo mbështetje u jep atyre vullnet për të vazhduar edhe më shumë e edhe më tutje angazhimin e tyre në prodhim.

Prodhimtaria vendore është në qendër të programit qeverisës. Prandaj, kjo qeveri do të bashkëpunojë ngushtë dhe do t’i qëndrojë pranë bizneseve dhe ndërmarrësve të këtillë.

Për më tepër, Qeveria Kurti është jashtëzakonisht e interesuar që të rrisë punësimin e grave, në veçantë në sektorin privat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)