16 Nëntor 2024

Qeveria është duke u punuar në hartimin e Ligjit për pagat e nëpunësve civi

Prishtinë, 12 maj - Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka raportuar në Komision  lidhur me sfidat e dala nga Raporti i Progresit, në fushën e Administratës Publike.

Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Teuta Sahatqija, ka raportuar sot ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, lidhur me sfidat e dala nga Raporti i Progresit të Komisionit Evropiane për Kosovën, në fushën e Administratës Publike.

Me theks të veçantë ministri Yagcilar ka folur për ecurinë e reformës në administratën publike, ndërkaq ka sqaruar para anëtarëve të Komisionit, se MAP-i ka përmbushur kornizën ligjore që ka dalur nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Yagcilar gjatë raportimit të tij ka theksuar se është duke u punuar në hartimin e Ligjit për pagat e nëpunësve civil, ndërsa shtoi se katalogu i vendeve të punës për shërbimin civil  është aprovuar dhe se kjo ekziston për herë të parë në Kosovë . Ai sqaroi se në këtë katalog do të përfshihen të gjitha pozitat dhe koeficientët, bashkërisht me zbatimin e Ligjit për pagat e nëpunësve civil dhe pagat e përgjithshme që pritet të arpovohet në qeveri dhe pastaj të kalojë në Kuvend. “Pas këtyre procedurave katalogu do të jetë funksional”, tha Yagcilar, duke informuar anëtarët e komisionit se edhe Ligji i Procedurës Administrative së shpejti do të kalojë nëpër procedura parlamentare. Ky ligj sipas tij është një ligj modern dhe do t’i përgjigjet nevojave të administratës publike.

Ministri Yagcilar para anëtarëve të komisionit dha sqarime edhe lidhur me kompletimin e kornizës ligjore për Administratën Publike, fondet e IPA-s,  kushtet  e punës së administratës në Pallatin e Drejtësisë,  konkurset publike, si dhe informacione tjera për çështjen e të punësuarve në adminstratën publike. Madje për disa çështje  anëtarët e komisionit kërkuan informatë me shkrim nga MAP-i.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)