Qeveria e Ukrainës bllokon llogaritë bankare të Krimesë
Kiev, 10 mars - Zëvëndeskryeministri i republikës autonome të Krimesë, deklaroi se qeveria e Kievit ka ndërprerë sistemet elektronike të thesarit të Krimesë dhe ka bllokuar llogaritë bankare që i përkasin Krimesë.
Rustan Tamil Kaliov tha se ky veprim i qeverisë së Kievit nuk do të ndikojë negativisht në procesin e shpërndarjen e pagave dhe pensioneve në Krime, por do të vështirësojë veprimet bankare.
Ai gjithashtu njoftoi se zyrtarët e Krimesë po hapin llogari bankare me Rubla në bankat e Rusisë.