16 Janar 2025

Qeveria e Shqipërisë premton krijimin e 250 mijë vende pune

Tiranë, 20 mars - Në katër vitet e ardhshme qeveria e Shqipërisë do të krijojë 250 mijë vende pune në mbarë vendin, tha të hënën kryeministri Sali Berisha.

Ai e bëri premtimin gjatë një takimi për biznesin dhe kushtet e punësimit me studentë dhe pedagogë të një universiteti privat.

\"Shqipëria ka pasur sukses duke ruajtur rritjen ekonomike, e cila do të shërbejë si gjeneruesi kryesor i punësimit,\" tha Berisha.

Takimet e kryeministrit vijnë në kuadër të fushatës elektorale, ku Berisha po kërkon një mandat të tretë qeverisës.

\"Katër vitet e ardhshme do të jenë dëshmitarë të reduktimit të papunësisë, pasi qeveria do të krijojë 250 mijë vende të reja punë në mbarë vendin,\" shtoi ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)