30 Janar 2025

Qeveria e Serbisë miraton Planin për pensionistët e Kosovës

Beograd, 12 shkurt - Qeveria e Serbisë ka miratuar Planin e veprimit për kapërcimin e problemit të pagesës së pensioneve të realizuara në Kosovë.

Sipas një njoftimi nga mbledhja e Qeverisë së Serbisë me Planin e veprimit rregullohet mënyra dhe procedura për përcaktimin e së drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor nga territori i Kosovës.
 
Kjo ka të bëjë me ata persona, “të cilëve kjo e drejtë u është vërtetuar dhe të cilëve pagesa u është ndërprerë, si dhe përmbushja e kushteve për pensionet e papaguara, si dhe mënyrën edhe dinamikën e pagesës”.

Gjatë dhjetë ditëve të vijim do të publikohet njoftimi për shfrytëzuesit e pensioneve për dokumentet e domosdoshme të cilat do të shqyrtohen në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Serbisë, theksohet në komunikatë.

Dy muaj më parë Gjykata e Strasburgut e kishte detyruar Serbinë lidhur me pensionet e Kosovës, të cilat Serbia duhet t’i paguajë pas aktvendimit të plotfuqishëm në rastin Grudiq (çift bashkëshortor nga Kosova me vendbanim në Novi Pazar, i cili kohë më parë ka fituar kontestin kundër shtetit të Serbisë).

Gjykata e Strazburgut njoftonte se fjala është për borxhet ndaj pensionistëve të kombësisë shqiptare, por edhe serbe dhe boshnjake të cilat u shkaktuan pas vendosjes së protektoratit ndërkombëtar në Kosovë.

Ministria serbe e Punës dhe e Politikës Sociale ishte justifikuiar se nuk kishte qasje më në dokumentacionin e pensionistëve dhe se nuk kishte pagesa nga Kosova në Fondin e Sigurimit Pensional të Serbisë. Por Gjykata evropiane ka konkluduar se pensionistët nuk janë fajtorë për këtë dhe se u është mohuar e drejta për pronën.

Problemi tjetër që mbetet për t’i zgjidhur nga Gjykata e Strasburgut ka të bëjë me kursimet vjetra devizore që prek edhe shumë kursimtarë të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)