Qeveria e përkushtuar sigurojë shërbim cilësor për tatimpaguesit
Prishtinë, 4 tetor - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Behxhet Haliti, sot, bënë inaugurimin e ndërtesës së re të Zyrës Regjionale të Administratës Tatimore të Kosovës në Prizren.
Ministri Ahmet Shala gjatë kësaj ceremonie u shpreh se Inaugurimi i zyrës regjionale të Administratës Tatimore në Prizren është një dëshmi për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave në veçanti, për të krijuar kushte më të mira të punës për stafin e Administratës Tatimore që rrjedhimisht do të sigurojë një shërbim më cilësor për tatimpaguesit që mbulon kjo zyre regjionale tatimore. Ministria e Ekonomisë dhe Financave gjithashtu është duke u angazhuar me shumë përkushtim për krijimin e kushteve më të mira edhe për zyrat tjera regjionale.
Ai më tej shtoi se Administrata Tatimore falë rezultateve të ekipit të saj menaxhues është në rrugë të mbarë dhe në mënyrë të knaqëshme është duke plotësuar objektivat e saj përmes një shërbimi transparent dhe cilësor për të mirën e tatimpaguesve kosovar dhe Kosovës në përgjithësi.
Ministri Shala, me këtë rast falënderoj edhe kryetarin ë Komunës së Prizrenit, z. Ramadan Muja , për bashkëpunimin e vazhdueshëm të komunës që ai drejton.
Nga ana tjetër, Behxhet Haliti, drejtor i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës me këtë rast u shprehë se ndërtimi i kushteve moderne për punëtorët tatimor, është shenjë e përkushtimit, që sipas tij ka Qeveria drejtë realizimit të objektivave për përmirësimin e kushteve të punës.
Në fund, Ministri Ahmet Shala, edhe një herë shfrytëzoj rastin tiu bëjë thirrje të gjithë taksapaguesve që ti kryejnë obligimet e tyre tatimore, ku sipas tij me këtë do të ndihmojnë në mënyrë direkte edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.