10 Maj 2024

Qeveria e përkushtuar për përmirësimin infrastrukturës fizike

Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj ka pritur sot një delegacion nga Parlamenti i Gjermanisë, të kryesuar nga deputeti socialdemokrat, Rolf Hempelman, me të cilin ka diskutuar zhvillimet e fundit në fushën e ekonomisë e veçanërisht ato në fushën e energjisë.

Deputeti gjerman, Hempelman është njoftuar nga ministri Beqaj për situatën ekonomike në Kosovë, projektet që janë në proces të zhvillimit, e veçanërisht në sektorin e energjisë dhe minierave, i cili vlerësohet me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit.

Me këtë rast, Beqaj ka prezantuar angazhimin e Qeverisë, respektivisht MZHE-së për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë, zhvillimin e burimeve të ripërtrishme, efiçiencën e energjisë si dhe masat që janë marrë për përmirësimin e mjedisit për tërheqjen e investime të huaja.

Kreu i MZHE-së ka vënë në dukje se sektorët potencial për investime vlerësohet të jenë edhe sektori i përpunimeve të metaleve, drurit, ushqimit dhe telekomunikacionit. 

Ministri tha se Qeveria është e përkushtuar për përmirësimin infrastrukturës fizike për çka 40 për qind nga buxheti ka planifikuar investime kapitale.

Ai tha se gjithashtu  janë ndërmarrë reformat në Ndërmarrjet Publike me qëllim të përmirësimit të performacës së tyre me qëllim të përmirësimit të shërbimeve.

Ministri Beqaj ka ritheksuar përkushtimin e MZHE-së për përmbushjen e obligimeve që dalin nga BE, respektivisht Traktati Komuniteti i Energjisë, ndërsa ka vlerësuar Gjermaninë për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në sektorin e energjisë.

Ndryshe, deputeti Rolf Hempelman është anëtar i Parlamentit Gjerman që nga viti 1994. Ai është anëtar i Komisionit për Ekonomi dhe Teknologji, Komisionit për Mjedis, Mbrojtjen e Natyrës dhe Siguri Nukleare etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)