05 Nëntor 2024

Qeveria e pa kompromis në luftën kundër informalitetit

Prishtinë, 28 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe përfaqësues të 15 bizneseve, me të cilët ka biseduar rreth zhvillimeve më të fundit ekonomike në vend dhe për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe sektorit privat.

Kryeministri Haradinaj  ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për luftën e pakompromis ndaj informalitetit dhe dukurive tjera negative që ngulfasin konkurrueshmërinë dhe zhvillimin normal të veprimtarive ekonomike në vend.

“Jemi të përkushtuar si Qeveri që të krijojmë kushte të volitshme për bizneset vendase dhe të huaja, dhe për këtë kemi ndërmarrë një varg masash të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik, si krijimin e zonave të lira ekonomike, ligjin për Investime Strategjike, kemi fuqizuar luftën lundër krimit të organizuar dhe krimeve ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga përfaqësuesit e bizneseve që të rrisin bashkëpunimin dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përmirësimin e klimës së biznesit dhe përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët veçmas në sektorin privat.

“Krijimi i një mekanizmi bashkëveprues mes institucioneve të vendit dhe përfaqësuesve të Odave ekonomike kosovare është një veprim i nevojshëm, në të mirë të fuqizimit ekonomik të vendit, luftimin e ekonomisë jo – formale, rritjes së prodhimit dhe eksportit”, tha kryeministri Haradinaj, dhe vlerësoi se përmbyllja e infrastrukturës ligjore, fiskalizimi, raportimi financiar, luftimi i konfliktit të interesit, Gjykata e specializuar ekonomike, janë veprime të nevojshme për avancimin e  funksionimin e drejt dhe ligjor të kësaj veprimtarie, si dhe ndihmon në hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritje ekonomike të vendit!

Ndër temat e këtij takimi ishin edhe veprimet ndër institucionale për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik bazuar në resurset njerëzore dhe ato natyrore, punësimi formal, koordinimi më i mirë i punëve ndërmjet ATK, Inspektoratit të punës, Inspektorateve komunale dhe Bankës Qendrore, ndryshimi i ligjit për të ardhurat personale, ndërtimi i një platforme për raportimet për punësimin informal në të cilin ruhet privatësia si dhe raportimi i orëve shtesë që nuk i paguhen punëtorëve.

 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)