Qeveria e Maqedonisë premton tetë mijë vende të reja pune
Shkup, 10 qershor - Qeveria maqedonase dorëzoi një pako të re prej gjithsej 12 masash ekonomiko-sociale.
Katër prej tyre janë për hapjen e akoma 6 deri në 8 mijë vendeve të reja të punës për përkrahje konkurrente të kompanive, familjeve në gjendje të rëndë sociale, bujqve dhe punonjësve në sferën e transportit.
Kryeministri Nikola Gruevski shpjegoi se masat janë pjesë e së ashtuquajturës valë e re dhe se për realizimin e tyre do të livrohen akoma 13 milionë euro