06 Nëntor 2024

Qeveria e Kosovës miraton Projektbuxhetin për vitin 2019

Prishtinë, 26 tetor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vlerësuar mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës si një mbledhje e veçantë, për faktin se po miratohet dokumenti me të cilin do të hyjmë në një vit të ri financiar, për të vazhduar me mbështetjen e zbatimit të prioriteteve programore qeveritare.

Qëllimi i projektligjit të miratuar nga kabineti qeveritar, është përcaktimi i ndarjeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019. Projektligji parasheh një rritje të konsiderueshme të të hyrave buxhetore që reflekton qëndrueshmërinë dhe stabilitetin ekonomik të vendit.

Të hyrat e përgjithshme buxhetore në vitin 2019, pritet të jenë në shumën 2,370 milionë euro (dy miliardë e treqind e shtatëdhjetë milionë euro), ndërsa shpenzimet në vlerë 2,365 milionë euro (dy miliardë e treqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë euro).

Gjatë prezantimit të Projektligjit, ministri i Financave ka theksuar se përgatitjet e këtij propozimi të Buxhetit për vitin 2019 janë zhvilluar në pajtim me legjislacionin dhe janë në përputhje me të gjithë parametrat financiar dhe ekonomik të vendit tonë.

Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës.

Në Projektligj parashihet rritje e pensioneve bazë prej 20 përqind si dhe atyre të kontributdhënësve prej 15 përqind, kurse do të rritet buxheti për prioritetet e Qeverisë për vitin 2019, siç janë mbrojtja, rendi, shëndetësia, arsimi dhe mjedisi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)