Qeveria e Kosovës miratoi Projektligjin për pagat
Prishtinë, 3 shtator - Tri projektligjet tashmë të identifikuara si të rëndësishme për procesin e reformës së administratës publike, kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme.
Projektligji për pagat në sektorin publik, Projektligji për zyrtarët publikë dhe Projektligji për organizimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura, janë përgatitur për një kohë të gjatë nga ekspertët dhe pritet të rregullojnë funksionimin dhe organizimin e administratës publike në Kosovës.
- Projektligji për pagat në sektorin publik përcakton sistemin e pagave dhe shpërblimeve për zyrtarët dhe funksionarët publikë, që paguhen nga buxheti i shtetit dhe rregullat për përcaktimin e pagave të punonjësve të ndërmarrjeve publike në Kosovë.
- Projektligji për zyrtarët publikë krijon kornizën ligjore për punësimin e zyrtarëve publikë në institucionet e Republikës së Kosovës, bazuar në meritë, integritet moral, paanësi dhe qëndrueshmëri.
- Projektligji për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore dhe agjencive të pavarura përcakton rregullat e organizimit dhe funksionimit të institucioneve të administratës shtetërore dhe krijimin e një kuadri koherent ligjor për themelimin dhe performancën e institucioneve shtetërore dhe të agjencive të pavarura të themeluara nga Kuvendi i Kosovës.
Kryeministri e ka vlerësuar këtë si sukses të Kosovës dhe përmbushje të Agjendës së Reformave Evropiane. Kosova do të bëhet me ligj që rregullon pagesën e të gjithë nëpunësve publik.