15 Nëntor 2024

Qeveria e Kosovës e përkushtuar për forcimin e kontrolleve ndaj burimeve publike

Prishtinë, 30 mars -  “Ministria e Financave, do të vazhdoj me zbatimin e masave për forcimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe në veçanti, respektimin e kritereve të menaxhimit financiar për marrjen e përkrahjes më buxhet nga Bashkimi Evropian, dhe fondet nga organizatat ndërkombëtare” tha zëvendësministri i Ministrisë së Financave Agim Krasniqi, sot në Konferencën përmbyllëse të Projektit për kontrollin e brendshëm të financave publike, të financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Ai bëri të ditur se “Para një viti, Qeveria e Kosovës u zotua për të përforcuar kontrollin ndaj menaxhimit të pajtueshëm dhe efikas të burimeve publike, duke miratuar Strategjinë e KBFP-së 2015 – 2019. Strategjia synon përfshirjen e parimeve të qeverisjes së mirë në operimet e subjekteve të sektori publik në Kosovë.

Duke qenë pjesë e Reformës së përgjithshme të administratës publike, objektiva kryesore e Strategjisë është që t’i bëjë menaxherët e sektorit publik llogaridhënës për shërbimet publike, të ofruara nga ta, dhe për fondet që i shpenzojnë. Në ndjekjen e kësaj objektive për llogaridhënie, Qeveria ka vendos të miratoj Ligjin për KBFP, në vend se t’i ndryshoj disa nene në LMFPP i cili shumë shpejt do ti prezantohet Qeveris dhe Kuvendit për aprovim”.

“Ne jemi të bindur se Qeveria e Kosovës dhe shërbyesit civil, duhet të veprojnë në interesin publik gjatë gjithë kohës, dhe ky Ligj, së bashku me masat tjera në Planin e Veprimit të Strategjisë së KBFP-së, ngërthen rrugën drejt menaxhimit llogaridhënës, transparent dhe të ligjshëm të fondeve publike në interes të tatim paguesve”, shtoi zëvendësministri Agim Krasniqi.

Ai gjithashtu falënderoj Komisioni Evropian për përkrahjen e deri tanishme në zhvillimin dhe avancimin e menaxhimit të financave publike, ku shprehi besimin se  bashkëpunimi dhe përkrahja e Komisionit Evropian  nuk do të mungoj edhe në të ardhmen .

Ndërsa, Zëvendëskryesesi i operimeve, në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë Libor Chlad, tha se “\"Mekanizmat e kontrollit duhet të vihen në vend, si brenda ashtu dhe jashtë, për të siguruar që llogaridhënia është krijuar në rast të parregullsive. Kjo mund të tingëllojë shumë teknike dhe abstrakte, por ideja themelore është e thjeshtë: për të bërë përdorimin më të mirë të parave publike. Asnjë vend në botë nuk është i pasur mjaftueshëm për t\'i humbur burimet!”.

Në këtë Konferencë, e cila është organizuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë,  u prezantuan gjithashtu rezultatet e Projektit për kontrollin e brendshëm të financave publike dhe përkushtimi i Qeverisë së Kosovës në forcimin e kontrollit ndaj burimeve publike, rritja e efikasitetit të shpenzimit publik dhe përmbushja e kërkesave nga Kapitulli 32 të Acquis të BE-së “Kontrolli Financiar”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)