Qeveria e Kosovës e përkushtuar në luftimin e krimit ekonomik
Prishtinë, 26 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në nisjen e projektit kundër krimit ekonomik në Kosovë.
Kryeministri Mustafa shprehu përkrahjen e plotë të Qeverisë së Kosovës për jetësimin e suksesshëm të projektit evropian kundër krimit ekonomik në Kosovë.
Projekti kundër krimit ekonomik në Kosovë, projekt ky i Bashkimit Evropian dhe i Këshillit të Evropës, do të ofrojë asistime, analiza dhe vlerësime të përbashkëta me institucionet tona vendore dhe unë kam besim të plotë që implementimi i këtij projekti dhe realizimi i tij do të jetë i suksesshëm, do ta ndihmojë luftën tonë kundër korrupsionit, kundër pastrimit të parave, kundër financimit të terrorizmit, trafikimit të qenieve njerëzore, krimeve kibernetike dhe formave tjera të krimit financiar, tha kryeministri Isa Mustafa.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, Thomas Gnocchi, nga zyra e BE-së në Kosovë, Ivan Koedjikov, udhëheqës i Departamentit të Veprimit kundër Krimit nga Këshilli i Evropës, si dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.