03 Maj 2024

Qeveria do të vazhdojë privatizimin e aseteve publike

Prishtinë, 8 mars - Oda Ekonomik e Kosovës është një nga akterët kryesorë  në disajnimin e politikave ekonomike, ngase OEK është zëri i komunitetit të biznesit, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë takimit me kryetarin e OEK-ut,  Safet Gërxhaliu dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Ministri Beqaj tha se Qeveria e Kosovës ka për synim krijimin e një ambienti të favorshëm ekonomik në mënyrë që sektorit privat t’i jepet hapësirë zhvillimi që do te mundëson tërheqjen graduale te investimeve publike dhe qe sektori privat te behet bartes i zhvillimit ekonomik.

Ai tha se derisa mandati i parë i Qeverisë Thaçi ishte mandat i krijimit të shtetit, ky mandat qeveritar do të jetë mandat i zhvillimit ekomomik, ngase pa zhvillim ekonomik nuk ka stabilitet dhe se është parakusht për integrim në strukturat evropiane.

Ministri Beqaj ka ritheksuar se Qeveria është e përkushtuar të vazhdojë me privatizimin e aseteve publike sa më shpejtë, dhe kjo nuk bëhet sa për t’u tjetërsuar këto asete por  me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Privatizimi, tha ministri Beqaj duhet të shihet në këtë kontekst.

Kreu i MZHE-së ka vënë në dukje se për këtë vit është projektuar një ngritje ekonomike prej 6,1 për qind, e cila do të jetë e realizueshme me rritjen e performancës së Administratës Tatimore të Kosovës dhe Doganave, si dhe me krijimin e lehtësirave procedurale  për të bërë biznes, duke premtuar se të gjitha premtimet e Qeverisë do të realizohen.

Me këtë rast Ministri Beqaj ka ftuar komunitetin e biznesit që të jetë një partner konstruktiv në krijimin e një dialogu që do të ndihmonte në disajnimin e politikave ekonomike dhe do të shërbente si një promotor i zhvillimi ekonomik të vendit.

Nga ana e tij, kryetari I Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka falënderuar ministrin Beqaj për gatishmërinë e tij për një bashkëpunim të ngushtë me OEK-un në krijimin e politikave ekonomike, duke theksuar se është mjaft optimist fakti që në krye të resorëve ekonomik janë emëruar persona kompetentë që vijnë nga bota e biznesit.

“ Ajo çka kish me qene e rëndësishme te debatohet dhe  me siguri do te jete një sfere ku do te kemi hapësire te komunikimit dhe te dialogut do te jete bashkëpunimi ne determinimin e platformës  zhvillimore te vendit qe është me te vërtet me se e nevojshme për Kosovën. Identifikimi dhe përkrahja e sektorit privat dhe komunitetin e biznesit  ne veçanti ndërmarrjeve të vogla dhe te mesme dhe sektorin prodhues ne vend do ti kontribuon avancimit të partneritetit  me kompani dhe me institucione e tjera jashtë dhe kuptohet bashkëpunim dhe ofrim I ekspertizës ne kuadër te Këshillit  Kombëtar për Zhvillimin Ekonomik”, tha kryetari i OEK-ut.

Ai u angazhua për fuqizimin sa më të shpejtë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku sektori privat  dhe shoqëria civile do te jene pjese përbërëse  e një projekti te tille dhe përgatitja e planit nacional zhvillimor  I cili do te jete një udhërrëfyes I asaj se kah duhet te shkoje ekonomia”, tha kryetari Gërxhaliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)