Qeveria do të vazhdojë me rritjen e investimeve për veriun
Prishtinë, 24 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.
Temë kryesore e takimit ishin zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës, gjendja e sigurisë dhe investimet socio-ekonomike të qeverisë në atë pjesë të territorit të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës ka përcjellë nga afër zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Mitrovicës dhe ka shtuar se në koordinim të plotë me mekanizmat ndërkombëtarë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sigurar një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në takim, Kryeministri Thaçi potencoi gjithashtu se qeveria do të vazhdojë me rritjen e mëtejme të investimeve socio-ekonomike në pjesën veriore të Mitrovicës për tiu mundësuar qytetarëve të Kosovës të kësaj pjesë një të ardhme më të mirë.