23 Dhjetor 2024

Qeveria do të mbështesë kreditë për bizneset prodhuese

Prishtinë, 23 gusht - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim Guvernatorin e Bankës Qëndrore të Kosovës dhe Menaxhmentin e Lartë të Bankave Komerciale për të diskutuar lidhur me operacionalizimin e dy masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, gjegjësisht Masës 2.1 - Subvencionimi i kredive investive dhe Masës 3.6 - Mbështetja e likuiditetit familjar.

Këto masa kanë për qëllim kreditimin e bizneseve prodhuese si dhe mbështetjen e likuiditetit familjar, si faktorë që ndikojnë drejtpërdrejtë rritje ekonomike dhe rritje të mirëqenies së qytetarëve.

Siç u shpreh Ministri Murati gjatë takimit, Masa 2.1 - Subvencionimi i kredive investive synon rritjen e investimeve të reja në kapacitete prodhuese dhe përpunuese, të cilat rrjedhimishit rrisin punësimin dhe ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

''Krahas bizneseve prodhuese, duke konsideruar rëndësinë e veçantë të fuqizimit të grave në ekonomi, e njejta masë aplikohet edhe për bizneset jo-prodhuese të udhëhequra nga gratë.''

''Përkatësisht, me anë të kësaj mase Qeveria do të mbështesë kreditë për bizneset prodhuese dhe ato në pronësi të grave për të financuar zgjerimin e kapaciteteve, duke subvencionuar deri në 20% të kryegjësë së kredisë, më saktësisht 10% të kryegjësë në fillim, si dhe 10% tjera në fund të kredisë në rast se janë përmbushur objektivat e investimit'', ka thënë Murati.  

Në anën tjetër, masa 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar ka për qëllim kreditimin e amvisërisë deri në 3,000 euro, që do t’iu mundësojë shumë familjeve ta kenë më të lehtë përballimin e shpenzimeve sezonale.

Si rezultat i takimit, palët u dakorduan se do të vazhdojnë bashkëpunimin për implementimin e masave nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, duke kaluar në fazën teknike të operacionalizimit të masave 2.1 dhe 3.6.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, e shpalosur nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ndër të tjera favorizon bindshëm bizneset prodhuese si një ndër akterët me rëndësi të zhvillimit ekonomik të vendit. Pakoja gjithashtu ka fokus të vecantë krijimin e një shoqërie të barabartë dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve. Prandaj, operacionalizimi i masave të lartëcekura ëshë kyç për realizimin e pritoriteteve të Qeverisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)