Qeveria dëshiron edhe kapitalin vendor në projektet investive
Prishtinë, 18 tetor - Ministri i Financave, Bedri Hamza, prezantoi para përfaqësuesve të Bankave Komerciale dhe Kompanive të Sigurimeve në Kosovë, foli mbi rolin dhe rëndësinë e projekteve të PPP dhe në këtë rrafsh edhe të institucioneve financiare si shtytës dhe përkrahës të projekteve të Partneritetit Publiko Privat.
Ministri Bedri Hamza në këtë tryezë theksoi përpjekjet e vazhdueshëm të Ministrisë së Financave, përkatësisht Njësia Qendrore për PPP së bashku me përkrahjen ndërkombëtare të USAID, për të krijuar një kornizë ligjore, institucionale dhe rregullative për Partneritetet Publiko-Private, organizimit të trajnimeve, kontakteve të vazhdueshme me autoritetet publike në nivelin qendror dhe lokal sot mund të krenohet me sukseset e para të projekteve të PPP.
Siç e dini, Partneriteti Publiko Privat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, tashmë është në fazën e implementimit dhe ka filluar të jap rezultatet e para, në ngritjen e kapaciteteve, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, pra drejt realizmit te synimit tonë primar që përmes PPP-së: të ngritën kapacitetet e aeroportit përmes investimit të kapitalit privat si dhe të rriten të hyrat komerciale nga efikasiteti në operim dhe ofrim më të gjerë të shërbimeve për shfrytëzuesit e Aeroportit, tha Ministri Hamza.
Ai më tej shtoi se Ne jemi të sigurt se Partneritetet Publiko-Private do të ndikojnë në ngritjen e infrastrukturës së Kosovës pa i mbingarkuar financat publike. Futja e kapitalit dhe menaxhimit privat në punët dhe shërbimet publike mund të lehtësojë kufizimet fiskale dhe të rrisë efikasitetin në ofrimin e shërbimeve.
Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që në çdo projekt investiv të involvoj edhe kapitalin vendor. Ne mendojmë që institucionet financiare si dhe kompanitë e sigurimeve prezentë ne Kosovë mund të luajnë një rol kyç në këtë drejtim."
"Objektivi kryesor i Qeverisë është që qofshin ato bankat, kompanitë e sigurimeve, apo edhe investitorët privat vendor të marrin pjesë në format ë ndryshme në implementimin e këtyre projekteve. Qëllimi është që vendi ynë të përfitoj si nga eksperienca në implementimin e projekteve infrastrukturore, po dhe një masë e përfitimeve nga projektet të mbetet në vendin tonë, tha Ministri i Financave Bedri Hamza.
Në fund Ministri Hamza duke përshëndetur dhe falënderuar edhe një herë pjesëmarrësit e kësaj tryeze, tha se konsideroj se kjo tryezë e organizuar ka një rendësi të veçantë jo vetëm në diskutim të hapur për temat nga më të ndryshmet lidhur me projektet e PPP mbi mënyrat dhe modelet e financimit të tyre por edhe në inkurajimin dhe ngritjen e interesimit si të kompanive private ashtu edhe të autoriteteve publike në inicimin dhe marrjen pjesë më aktive në gjetjen e projekteve të përshtatshme dhe me një arsyeshmëri të lartë ekonomike dhe financiare .
Në vazhdim të kësaj tryeze të rrumbullakët, përfaqësuesit e Njësisë Qendrore për Partneritet Publiko-Privat, prezantuan një vështrim të përgjithshëm mbi PPP në Kosovë, Statusin e Projekt-Propozimeve aktuale dhe mundësitë e involvimit të sektorit bankar dhe të sigurimeve në projektet PPP.