Qeveria bie dakord për uljen e taksave në Gjermani
Berlin, 7 nëntor - Pas muajve të tërë diskutimesh, koalicioni midis konservatorëve dhe liberalëve në pushtet në Gjermani ra dakord që të bëjë një ulje taksash në Gjermani.
Në dy hapa, në vitet 2013 dhe 2014 do të rritet shuma e patatueshme për punonjësit me të ardhura të ulëta dhe të mesme, për t\'u krijuar atyre më shumë hapësirë financiare.
Prej vitit 2013, shuma e patatueshme bazë do të rritet, duke u kushtuar federatës dhe landeve secilit rreth dy miliardë euro.
Për të zbutur të ashtuquajturin \"progresion i ftohtë\" - rritjet e pagave eleminohen në rastin e një shkalle të lartë inflacioni në pjesën më të madhe nga taksat - federata do të kontribuojë e vetme me 2,2 miliardë euro, njoftoi kancelarja gjermane Angela Merkel