16 Nëntor 2024

Qeveria aprovon raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Prishtinë, 19 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 12 gusht ka aprovuar Raportin Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2014. Me këtë rast është lëshuar edhe Vendimi Nr. 14/44.

Ligji për Statistikat Zyrtare, si dhe të gjitha aktet nënligjore që janë aprovuar nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës janë zbatuar me përpikëri nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Raporti Vjetor i ASK-së për vitin 2014 përshkruan në detaje gjithë performancën e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, duke u nisur nga respektimi i legjislacionit në fuqi, metodologjia, shpërndarja dhe teknologjia informative, riorganizimi dhe ngritja e kapaciteteve të ASK-së, analizat e prioriteteve, buxheti e deri te sfidat, me të cilat përballet ky institucion.

Në të gjitha prodhimet statistikore është aplikuar metodologjia sipas standardeve evropiane, konkretisht është aplikuar metodologjia e Eurostatit. Respektimi i këtyre standardeve është e specifikuar shumë qartë edhe në Ligjin për Statistika Zyrtare, por edhe në angazhimin e vendit tonë për të qenë pjesë e Evropës, si dhe për t’i respektuar të gjitha zotimet e institucioneve të vendit në procesin e integrimeve evropiane.

Kështu, ASK-ja gjatë vitit 2014 ka realizuar Regjistrimin e Bujqësisë, si dhe janë publikuar të dhëna të rëndësishme socio-ekonomike për vendin, me theks të veçantë publikimi i Bruto Produktit Vendor (BPV) në baza tremujore, mbështetur nga njësitë mbështetëse të ASK-së.

Bazuar në Nenin 33, të Ligjit për Statistikat Zyrtare, ASK-ja ka prodhuar statistika zyrtare, sipas përpunimit të veçantë të tyre. Në këtë drejtim, janë aplikuar standardet ndërkombëtare, janë rritur kapacitetet e ASK-së dhe është rritur gama e prodhimeve statistikore.

Me ndihmën e donatorëve, stafi i ASK-së është trajnuar në fusha të rëndësishme statistikore. Gjithashtu, edhe buxheti i ASK-së është shfrytëzuar sipas planifikimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)