18 Nëntor 2024

Qeset prej najloni nuk janë një të keqe të papërballueshme

Bruksel, 19 korrik - Qeset komode prej najloni – një arritje revolucionare nga mesi i shekullit të kaluar, shndërrohen në një nga problemet më të ashpra të mjedisit. Ato janë ndër materialet, që shpërbëhen më ngadalë – ngandonjëherë deri në 1000 vjet.

Nga pikëpamja teknike riciklimi i tyre është tepër i vështirë. Të dhënat statistikore ngjallin trishtim. Në botë çdo minutë shfrytëzohen 1 milion qese prej najloni. Jeta mesatare e dobishme e të cilave është përafërsisht 12 minuta.

Pas kësaj ato shndërrohen në pleh. Në BE-në për vit shfrytëzohen 800 000 tonë qese të tilla, prej të cilave riciklohen mezi 6 për qind. Një pjesë jo aq e vogël prej tyre, të shtjelluar nga era ose rrymat e ujërave nisin një udhëtim nëpër kozmosin ose oqeanin botëror. Ato hasen edhe në akullin e poleve. Shkencëtarët i zbulojnë edhe në barqet e peshqve dhe zogjve.

Për të gjitha ato arsye lindi ideja të organizohet Dita Botërore për një botë pa qese prej najloni. Tek ne ajo u shënua me një flashmob në Sofje me moton “Nxjerre kokën nga torba dhe shikoje problemin”.

 Organizator ishte Shoqata Ekologjike “Për Tokën”, e cila është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare “Miq të Tokës”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)