16 Nëntor 2024

Qershori mund të jetë muaji i fundit i Greqisë në Eurozonë

Athinë, 2 qershor - Qershori mund të jetë muaji i fundit i Greqisë në Eurozonë, po qe se koalicioni i majtë me radikalët e djathtë nuk bën ndonjë lëvizje përpara për ta zhbllokuar gjendjen e krijuar.

Kërcënimi për vështirësi në pagesat që i duhen bërë FMN-së shoqërohet nga një kakofoni zërash që nga njëra anë paralajmërojnë falimentimin, nga ana tjetër flasin për një sukses të sekondës së fundit në negociata.

Vështirë të përgjithësosh e po kaq të vështirë e ka edhe trupa radikale që qeveris në Greqi.

Në vend që t\'i çojë përpara negociatat me propozime konkrete, të llogaritura mirë, kreu i qeverisë greke, Aleksis Tsipras vazhdon me fajësime.

Ai flet për një komplot neoliberal në BE që e rëndon Greqinë me kërkesa absurde, dhe do ta bëjë shembull.

Por absurde janë tezat ideologjike që Tsipras ofron në gazetën franceze \"Le Monde\". Ai ankohet se fajin e kanë europianët e këqinj dhe FMN-ja.

Më 20 shkurt Greqia bëri të ditur se brenda pak ditësh do të ofrohet një listë e qartë me reforma, që do të mundësonte pagesat e tjera në prill. Kjo listë nuk është gati.

Qeveria greka ka ofruar vetëm një listë me reforma në administratën tatimore dhe të tvsh-së.

Këto propozime synojnë zgjerimin e bazës së tatimit dhe të ardhura më të larta nga tatimet. Ky vërtet mund të cilësohet si fillimi, por propozimet nuk mjaftojnë aspak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)