Qëndrueshmëria e borxhit grek mbetet e dobët
Athinë, 9 shkurt - Greqia mundi të arrijë qëllimet e veta buxhetore për vitin 2012 për shkak të shkurtimeve drastike të shpenzimeve shtetërore, por që të mund vendi të niset drejt rritjes, janë të nevojshme ndryshime të thella strukturore dhe reforma, mendon Agjencia Ndërkombëtare e Kreditimit Fiç.
Agjencia prognozon se, recesioni në Greqi gjatë këtij viti do të arrijë 4 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto dhe se borxhi do të mbetet në nivele të larta dhe do të dalë në 179 për qind nga Produkti i Brendshëm Bruto, ku pak nga pak pas kësaj do të ulet deri më 124 për qind gjatë vitit 2020.
Greqia akoma ka për të ecur një rrugë të gjatë dhe të përshtatet me politikën buxhetore të Bashkimit Evropian, llogarit akoma Fiç dhe shton se, qëndrueshmëria e borxhit grek mbetet jashtëzakonisht e dobët.