14 Nëntor 2024

Qëndrueshmëria buxhetore dhe rritja ekonomike, synim parësor

Prishtinë, 20  qershor -  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Jacques Miniane, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në sektorin financiar e buxhetor në Kosovë.

Miniane e njohu kryetarin Veseli me opinionin e tij lidhur me qëndrueshmërinë financiare të Kosovës në raport me vendet e tjera të rajonit, ndërsa shtroi nevojën që të ruhet kjo qëndrueshmëri dhe të kihet kujdes në shpenzimet e paplanifikuara, të cilat mund të kenë implikime financiare në raport me zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të vendit.

Kryetari e falënderoi z. Miniane për kontributin që po jep FMN-ja me rekomandime dhe aktivitete të tjera në ruajtjen e qëndrueshmërisë makro-financiare të vendit dhe stabilitetit buxhetor, përkushtim ky, gjithashtu, edhe i institucioneve tona, lokale dhe qendrore.

Kryetari Veseli theksoi se buxheti duhet të jetë i ndikuar fuqishëm nga prodhimi dhe punësimi në Republikën e Kosovës.

“Qëndrueshmëria buxhetore dhe rritja e vazhdueshme ekonomike, është synim yni parësor”, theksoi kryetari Veseli.

Duke çmuar marrëdhëniet e mira me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera financiare, kryetari Veseli shprehu interesimin për ta vazhduar këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, në funksion të ruajtjes së stabilitetit fiskal të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)