Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë pajiset me dhomë miqësore për fëmijët
Ky projekt është realizuar nga Organizata “Save the Children” në bashkëpunim me Caritas Kosova dhe është financuar nga European Union Kosovo dhe Sida - Styrelsen för Internationellt Utvecklingssamarbete.
Me këtë rast drejtoresha për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, falënderoi organizatat në fjalë të cilat mundësuan realizimin e një projekti të tillë mjaft i nevojshëm për komunën tonë.
Dhoma është e pajisur me lodra dhe materiale të ndryshme për fëmijë për ta bërë këtë dhomë më miqësore për fëmijë dhe për të ngritur nivelin e cilësisë dhe efikasitetit të punës së zyrtarëve nga Qendrat për Punë Sociale.