06 Nëntor 2024

Qendra e thirrjeve në ATK me dy module të reja

Prishtinë, 13 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se nga ky muaj-Gusht,  Qendra e Thirrjeve në Administratën Tatimore të Kosovës do të filloj përdorimin e dy moduleve,  atë për menaxhimin e jo-deklaruesve dhe për menaxhimin e kampanjave.

Këto dy module janë zhvilluar nga zyrtarë të teknologjisë informative të ATK-së,  bazuar në kërkesat e parashtruara nga Qendra e Thirrjeve.

"Përmes modulit për menaxhim të jo-deklaruesve do të menaxhohen të gjithë tatimpaguesit jo-deklarues për të gjitha llojet e tatimeve, për të cilat kontaktohen nga Qendra e Thirrjeve."

"Ndërsa, përmes modulit për menaxhim të kampanjave do të kontaktohen tatimpaguesit për çështje të ndryshme tatimore", thekson ATK.

Zhvillimit të këtyre dy moduleve mundëson caktimin automatik të rasteve të punës për punëtorë, kërkimin e  tatimpaguesve përmes numrit të rastit, numrit fiskal, emrit, regjionit, ekipit, statusit të rastit në aplikacion, operatorit, llojit të tatimit, datës e hapjes prej deri, të shohim detajet e rastit, regjistrimin dhe dokumentimin e bisedës me tatimpaguesin etj.

Qendra e Thirrjeve është e përkushtuar në përmbushjen e misionit te saj,  që të kontaktoj dhe të komunikoj me tatimpaguesit, si dhe t’ju ofroj shërbime profesionale, unike dhe të sakta të gjithë atyre tatimpaguesve që e kontaktojnë QTH për të marrë informat lidhur me tatimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)