Qendra e Tatimpaguesve në funksion të rritjes së përmbushjes vullnetare
Prishtinë, 24 korrik - Shërbime profesionale, efikase dhe transparente për tatimpaguesit, janë ndër prioritete kryesore të Administratës Tatimore të Kosovës. Qendra për Shërbim të Tatimpaguesve funksionon në të gjitha drejtoritë rajonale të ATK-së, e cila brenda strukturës se vetë përbëhet nga tri njësi organizative, atë të shërbimeve të drejtpërdrejta për tatimpaguesit, këshilltarëve tatimorë, si dhe zyrtarët e kontributeve pensionale.
Qëllimi dhe fushëveprimi i Divizionit të Shërbimit të Tatimpaguesve është krijimi dhe menaxhimi i politikave, si dhe strategjive për ofrimin e shërbimeve sa më kualitative, në kohë dhe me saktësi për tatimpaguesit.
Divizioni i Shërbimit të Tatimpaguesve në Prishtinë vetëm gjatë periudhës Janar – Qershor 2018 ka realizuar 43,664 aktivitete, përfshi këtu kërkesa për numër fiskal, regjistrim në TVSh, kërkesa për regjistrim në TAP dhe TAK, kërkesa për vërtetime tatimore, kërkesa për pajisje fiskale, kërkesa për marrëveshje për pagesë, këshilla ligjore, etj. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë mbajt edhe seminare për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, në gjashtë komuna të rajonit të Prishtinës, me ç’rast janë mbajtur 12 seminare me nxënës të shkollave fillore dhe 12 seminare me nxënës të shkollave të mesme.
ATK në vazhdimësi është e përkushtuar që t’i përmirësoj shërbimet ndaj tatimpaguesve, në mënyrë që t’ju bëjë më të lehtë deklarimin dhe pagesën e tatimeve.