06 Nëntor 2024

Qasja në financim nga bankat e Kosovës më e larta në rajon

Prishtinë, 2 maj - Sipas raportit të fundit të OECD ‘Konkurueshmëria në Evropën Juglingore’, qasja në financimin nga bankat është më e larta në rajon.

Në këtë raport për vitin 2018, sektori bankar në Kosovë vlerësohet në superlativ në kategoritë të cilat merren për bazë për përcaktimin e qasjes në financa siq është konkurrenca në sektorin bankar, kërkesat për kolateral, ofrimi i kredive dhe ndërmjetësimi në risk, etj.

Z. Petrit Balija, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës tha se kjo është një arritje e rëndësishme për sektorin bankar në Kosovë, veçanërisht kur kemi parasysh se bankat në Kosovë afarojnë në një mjedis me sfida të shumta siq është kapaciteti i ulët ekonomik, informaliteti i lartë, dhe vështirësitë në zbatimin e kontratave. Prandaj, këto rezultate të sektori bankar janë mjaft inkurajuese pasi që rritja e qasjes në financa nënkupton lehtësim për zgjerimin e bizneseve dhe plotësimin e nevojave të ekonomive familjare për financim. Kosova është vlerësuar më lartë në rangim me Shqipërinë, Bosnjën dhe Malin e Zi, dhe në nivel të njëjtë me Maqedoninë dhe Serbinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)