06 Nëntor 2024

Qasja e të rinjve në tregun e punës, vështirësi që Kosova duhet zgjidhur

Prishtinë, 11 prill - Në lansimin e Strategjisë Sektoriale 2018-2022 dhe lansimin e Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve, dokumente këto të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kryeministri Ramush Haradinaj  tha se qasja e të rinjve në tregun e punës është një prej vështirësive të cilën Kosova duhet zgjidhur.

“Një ndër detyrat më të vështira të Kosovës, është kyçja e të rinjve në tregun e punës, kyçja e kategorive të margjinalizuara. Nuk do të jetë proces i lehtë, por unë si kryeministër e ndjejë se e kam këtë detyrë dhe kuptoj se sado e vështirë që është duhet të fillojmë së bashku me partnerët tanë të gjejmë zgjidhje”, tha kryeministri Haradinaj.

Në fjalën e tij, kryeministri Haradinaj bëri thirrje që askush në çfarëdo situate të mos e mohoj kualitetin, të mos e mohoj ekspertizën dhe t’i lejojmë të rinjtë tanë që kanë kualitet ta shohin perspektivën, mundësinë e vet dhe ta kenë një vend pune. 

Me një fjalë të pranishmëve iu drejtuar edhe përfaqësuesi i Zyrë së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ndërsa prezantimin e përmbledhur të Strategjisë Sektoriale dhe Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve e bëri drejtori i Departamentit për Koordinimi të Politikave dhe Integrimit Evropian, Lulzim Karaxha.

Kryeministri Haradinaj tha se është i kënaqur me fillimin e zbatimit konkret të strategjisë së paraparë për punësimin e të rinjve, duke identifikuar veprimet dhe duke i kalkuluar ato. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)