19 Nëntor 2024

Qasja e grave në pronë ndikon në eliminimin e deformimeve sociale

Prishtinë, 9 dhjetor - Në përmbyllje të Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizimit kundër dhunës ndaj gruas, Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Agjencinë Kadastrale të Kosovës organizuan konferencën rajonale “Qasja e grave në pronë”.

Në këtë konferencë u diskutua lidhur me gjendjen e të drejtave të grave në pronësi sipas legjislacionit në fuqi dhe rrugët qe duhet ndjekur për të parë se si mund të zgjerohet dhe përmirësohet qasja e tyre në këtë fushë.

E drejta në pronë, është një e drejtë themelore qe garantohet nga legjislacioni në fuqi (Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligji për Barazi Gjinore, Ligji për Familjen, Ligji i Trashëgimisë, Ligji mbi Pronën, Ligji kundër Diskriminimit).

Ligji  mbi Trashëgiminë përcakton në mënyrë të qartë qe si djemtë ashtu edhe vajzat, janë të barabartë, dhe si te tillë kanë edhe të drejta të barabarta ne përfitimin e trashëgimisë familjare.

Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore znj. Edona Hajrullahu theksoi se qasja në të drejtat e pronësisë janë dy nga shumë tregues të tjerë shoqëror, të cilët janë barometër të progresit dhe barazisë gjinore.

“Qasja e grave në pronë është një faktor i rëndësishëm, i cili është i lidhur drejtpërdrejt me fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave, dhe që njëkohësisht ndikon në eliminimin e deformimeve sociale, siç janë diskriminimi dhe dhuna në baza gjinore”, tha znj. Hajrullahu.

Më këtë rast zv Ministri i Drejtësisë Avdyl Ymeri tha se ka ende punë për tu bërë për të arritur në nivelin e duhur , ku të gjithë do të dëshironin avancimin e pozitës së gruas në shoqëri  dhe sigurimin e pavarësisë ekonomike që është një ndër elementet esenciale të funksionimit demokratik të shoqërisë.

“Pozita e barabartë e gruas në pronë është një ndër elementet më të rëndësishme me të cilën sigurohet një bazament më stabil ekonomik. Qasja e barabartë në prona qoftë ato prona trashëgimore apo edhe prona tjera të luajtshme apo të paluajtshme siguron një pavarësi ekonomike të gruas në familje, por edhe në shoqëri”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq, Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës z. Murat Meha vlerësoi se qasja e grave në pronë ka për  synim të ofrojë  pjesëmarrje të barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha fushat e jetës, pozitë të barabartë, mundësi të barabarta për të gëzuar të gjithat të drejtat e tyre dhe për të vënë në shërbim potencialet e tyre individuale në zhvillimin e shoqërisë por  të kenë edhe përfitime të barabartë nga të arriturat e këtij zhvillimi. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)