PWC: Ekonomia kineze, e para në botë në vitin 2017
Pekin, 7 shkurt - Firma ndërkombëtare e shërbimeve "Price Waterhouse Coopers" (PWC) publikoi ditët e fundit një raport, sipas të cilit kriza financiare globale e ka përshpejtuar zhvendosjen e qendrës së ekonomisë botërore.
Parashikohet se në vitin 2017 Kina mund ta kalojë ShBA-në, duke u bërë ekonomia më e madhe në botë.
Sipas raportit, në dhjetëvjetëshin e dytë të këtij shekulli, shpejtësia e rritjes ekonomike të Kinës do të arrijë 7 %, gjë që është edhe objektivi i përcaktuar nga qeveria kineze.
Vëllimi i ekonomisë kineze ka mundësi ta kalojë atë të ShBA-në në vitin 2017.
Po sipas parashikimeve të raportit të "Price Waterhouse Coopers", deri në mesin e këtij shekulli, Kina, ShBA-ja dhe India do të bëhen tre ekonomitë më të mëdha të botës, ndërsa pas tyre do të renditen përkatësisht Brazili, Japonia, Rusia, Meksika dhe Indonezia.