Putini firmos traktatin për krijimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik
Moskë, 5 shtator - Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të premten traktatin për krijimin e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, pas ratifikimit të këtij traktati nga parlamenti i Rusisë muajin e kaluar.
Rusia është bërë kështu e para nga tre vendet anëtare propozuese të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik që ka përfunduar të gjitha procedurat ligjore të nevojshme për fillimin e këtij Bashkimi të planifikuar për më 1 janar të vitit të ardhshëm.
Krijimi i Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, një aleancë e ngjashme me Bashkimin Evropian, u propozua dhe u miratua në maj, kur krerët e shteteve të Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë u takuan në një samit të zhvilluar në kryeqytetin kazakistanas Astana.
Bashkimi Ekonomik Euroaziatik synon të lehtësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit dhe mallrave brenda tre vendeve dhe të nxitë lidhjeve midis tyre. Bjellorusia, Kazakistani dhe Rusia janë tashmë pjesë e një bashkimi doganor të krijuar në vitin 2010 për të rivalizuar BE-në.