Putin shpreson se ekonomia ruse do të përmirësohet
Moskë, 19 dhjetor - Presidenti rus Vladimir Putin është duke u përpjekur të sigurojë njerëzit se ekonomia e vendit do të përmirësohet dhe se rubla do të stabilizohet.
Ai u shpreh optimist gjatë konferencës së tij të fundvitit për shtyp, ku pavarësisht retorikës anti-perëndimore bëri thirrje dhe për një zgjidhje politike në krizën e Ukrainës.
Gjatë konferencës për shtyp, sot, zoti Putin tha se kriza aktuale mund të zgjasë më së shumti dy vjet.
\"Pa dyshim, situata aktuale është shkaktuar nga faktorë të jashtëm, por ne gjithashtu kuptojmë se nuk kemi bërë shumë nga gjërat që kishim planifikuar të bënim dhe kishim thënë se do të bënim për të diversifikuar ekonominë, gjatë 20 viteve të fundit.\"
Zoti Putin tha se rezervat kombëtare të monedhës janë të mjaftueshme për të mbajtur ekonominë në gjendje të qëndrueshme.
Rubla u forcua dje, përpara fjalimit të zotit Putin. Monedha ruse arriti një nivel të ulët rekord të martën, duke bërë që banka qendrore e Rusisë të siguronte bankat dhe kompanitë financiare që do të jepte kapital shtesë nëse është e nevojshme.