14 Maj 2024

Putin: Rusia i ka kaluar pasojat e krizes ekonomike

Moskë, 12 prill - Rusia që prej fillimit të vitit i ka kapërcyer pasojat e krizës ekonomike 2008-2009, deklaroi dje Kryeministri rus, Vladimir Putin në kuadër të paraqitjes së raportit të tij vjetor para DUMA-s (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus).

\"Në fillim të vitit 2012, ashtu si e kishim parashikuar, Prodhimi i Brendshëm Bruto rus e tejkaloi nivelin para krizës. Kjo nënkupton se ekonomia jonë i ka kapërcyer plotësisht pasojat e rënies ekonomike të viteve 2008-2009 dhe madje dhe të vitit 2010\'\', theksoi Putin.

Putin, i cili do të marrë funksionet e tij të presidentit më 7 maj, theksoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto ishte vendosur në vitin 2011 në 41.421 miliardë rubla, kundër 41.277 miliardë në vitin 2008 (një rubël = 0,02557 euro).

Rusia u godit nga kriza ekonomike e vitit 2008 dhe regjistroi në vitin 2009 një rënie me 8 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për vitin 2012, autoritetet ruse parashikojnë një ngadalësim ekonomik dhe parashikojnë një rritje me 3,4 për qind të PBB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)