Putin propozoi krijimin e zonës së tregtisë së lirë me BE-në
Moskë, 29 janar - Pala ruse i propozon kolegëve nga Bashkimi Evropian për të krijuar një zonë të tregtisë së lirë mes BE-së dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, e cila po formohet aktualisht nga Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani, njoftoi Presidenti rus Vladimir Putin në bazë të përfundimeve të Samitit BE-Rusi.
Përveç kësaj, duke folur mbi marrëdhëniet me Ukrainën Lideri rus vuri në dukje se Kievi mund të vazhdojë të ndajë vlerat evropiane dhe në të njëjtën kohë të bashkëpunojë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, kurse huatë e Moskës për Ukrainën ose ulja e çmimit të gazit nuk varen nga autoritete pushtetore konkrete.
\"Kjo është e lidhur me dëshirën e mirë për të mbështetur popullin ukrainas\", - tha Vladimir Putin.