22 Prill 2025

Putin paralajmëron për një krizë ekonomike në Rusi

Moskë, 26 nëntor - Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin tha se nëse partia e tij nuk arrin t’i fitojë zgjedhjet parlamentare në vend, atëherë Rusia mund të përballet me një krizë ekonomike të tipit perëndimor.

\"Nëse lejojmë dobësimin e parlamentit dhe shndërrimin e këtij organi të rëndësishëm si parlamentet evropiane ku nuk lejohet të merret asnjë vendim, atëherë edhe Rusia duhet të presë të zhytet në një kolaps ekonomik\", ka theksuar Putin.

Në anën tjetër, Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus vendosi të premten që zgjedhjet e ardhshme presidenciale të mbahen në datën 4 mars 2012.

Në përputhje me ligjin, fushata elektorale mund të nisë menjëherë. Ish-presidenti dh e kryeministri në fuqi, Vladimir Putin, është superfavorit për të zëvendësuar në Kremlin presidentin aktual, Dmitry Medvedev.

Gjatë kongresit të përvitshëm të partisë Rusia e Bashkuar, dy figurat më të rëndësishme politike në vend pranuan që të kryejnë një rokadë pushteti, e cila do të shohë Medvedevin të marrë rolin e kryeministrit.

Nëse do të fitojë, Putin do të qëndrojë në krye të shtetit më shumë se zakonisht, pasi një ndryshim kushtetues në vitin 2008 zgjati mandatin e presidentit nga katër në gjashtë vjet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)