15 Nëntor 2024

Putin: Ndërmarrjet strategjike duhet të menaxhohen nga shteti

Moskë, 2 shkurt - Presidenti rus Vladimir Putin u shpreh të hënën se procesi i privatizimit në Rusi duhet të marrë parasysh gjendjen e tregut dhe nuk duhet të shiten pronat shtetërore me çmim të ulët.

Sipas tij ndërmarrjet me rëndësi strategjike duhet të administrohen nga shteti.

Këtë deklaratë presidenti Putin e bëri gjatë një takimi pune për privatizimin, zhvilluar në Moskë. Kreu i shtetit rus theksoi rëndësinë ekonomike të shitjes së pronave shtetërore, duke shtuar se shitblerjet duhet të bëhen në mënyrë rigoroze, sipas ligjit për të garantuar në mënyrë maksimale transparencën e të gjithë procesit.

Putin tha se privatizimi i ndërmarrjeve do të nxitë investimet private, çka është shumë e rëndësishme për strukturën ekonomike të vendit. Ai shtoi gjithashtu se bankat shtetërore ruse nuk do t\'u japin kredi investuesve privatë për blerjen e pronave shtetërore.

Në një deklaratë të mëparshme, ministri i financave Anton Siluanov tha se Rusia shpreson që brenda 2 vitesh nga procesi i privatizimit të aseteve shtetëtore të sigurohen të ardhura prej 1 trilionë rublash (afro 13.3 miliardë dollarë amerikanë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)