15 Nëntor 2024

Pushteti mafioz mban larg investitorët

Prishtinë, 24 nëntor - Prej vitit 2008 e deri më sot, në Kosovë investimet e huaja direkte kanë shënuar rënie të vazhdueshme.

Investimet e huaja në Kosovë kishin shënuar rritje graduale nga viti në vit prej vitit 1999 deri në vitin 2007, kur ato kishin arritur nivelin më të lartë.

Atë vit në Kosovë kishin hyrë 423 milionë euro investime të huaja. Por, prej atij viti e deri më sot investimet e huaja kanë shënuar rënie të vazhdueshme.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e huaja në vitin 2014 kanë arritur shumën prej 232 milionë eurosh.

Por, nëse kësaj shume i zbriten pagesat që i janë bërë kompanisë ‘Bechtel-Enka’ për ndërtimin e Rrugës e Kombit, të cilat BQK-ja i ka futur në kategorinë e investimeve të huaja, në kundërshtim me ligjin, atëherë del se investimet e huaja në vitin 2014 de-fakto janë nën 100 milionë euro.

Ndonëse deri më tash nuk ka ndonjë analizë të saktë dhe të qartë se përse investitorët e huaj nuk po joshen që të investojnë në Kosovë, deputetët e opozitës thonë se krimi i organizuar, korrupsioni, zhvatja dhe mosefikasiteti i gjyqësorit, janë disa nga arsyet se përse në Kosovë viteve të fundit kemi pasur një rënie drastike të investimeve të huaja.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)