Punonjësit publik në Greqi paralajmëruan grevë 19 dhjetor
Athinë, 8 dhjetor - Një prej dy sindikatave më të mëdha të Greqisë ADEDY që përfshin punonjësit e sektorit publik, ka paralajmëruar një grevë të re për datën 19 dhjetor, në shenjë proteste kundër politikave ekonomike të qeverisë.
\"Komiteti Ekzekutiv i ADEDY në aktualizimin e vendimit të Këshillit të Përgjithshëm të datës 3 dhjetor 2012 në favor të një greve të re në sektorin publik, ka vendosur gjatë asamblesë së përgjithshme organizimin e një greve kombëtare 24-orëshe të mërkurën e ardhshme\'\', thuhej në një deklaratë të sindikatës së publikuar në Athinë.