Punonjësit e tatimeve të Greqisë hynë në grevë
Athinë, 28 qershor - Punonjësit e sektorit për mbledhjen e tatimeve si dhe punonjësit e Ministrisë për Ekonomi dhe Financa të Greqisë hynë në grevë duke filluar nga dita e enjte.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë IRNA të lajmeve e cila bënë të ditur se vendimi për fillimin e kësaj greve është marrë nga sindikata e përgjithshme e punonjësve të sektorit tatimor të Greqisë si dhe nga sindikata e punonjësve të Ministrisë për Ekonomi dhe Financa të Greqisë.
Sipas deklaratës së publikuar nga këto dy sindikata, thuhet se greva në fjalë do të zhvillohet përgjatë 48 orë në shenjë proteste kundër masave shtrënguese ekonomik si dhe kundër politikave të qeverisë greke që po ndjek sistemin kapitalist për zvogëlimin e fuqisë punëtore të sektorit publik.
Në këtë deklaratë thuhet se qeveria e Greqisë me metoda të ndryshme po mundohet të zvogëlojë numrin e fuqisë punëtore në institucionet e ndryshme të sektorit publik.