Punonjësit e bankës spanjolle futen në grevë urie
Madrid, 25 dhjetor - Punonjësit e Bankës Bankia në Spanjë janë futur në grevë urie për të kundërshtuar masat e kursimit e ndërmarra nga kjo bankë që konsistojnë në dëbimin e 15 mijë punonjësve dhe shkurtimin me 40% të pagës së tyre, thuhet në një njoftim të kanalit televiziv Press TV.
Kjo grevë është organizuar me ftes të unionit të madhe spanjoll të punëtorëve dhe nga sindikata publike e punëtorëve dhe nëpunësve.
Daniel Shtorben, sekretar i sindikatës në fjalë, shpresoi se kjo grevë do të detyrojë qeverinë spanjolle të pranojë kushtet e grevistëve.
Vetëm vitin e kaluar në Spanjë kanë humbur vendet e tyre të punës 35 mijë persona.