16 Nëntor 2024

Punime teknike në fabrikën e trajtimit të ujit

Prishtinë, 23 tetor - KUR”Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i fabrikës së Badocit, se nesër do t’kenë ndërprerje të furnizimit me ujë.

Shkak i kësaj ndërprerje uji janë punimet përfundimtare teknike në gypin magjistral nga liqeni i Badocit e deri te stacioni i pompave në Badoc ( projekt në kuadër të fazës së dytë të investimeve/rehabilitimi i fabrikës së trajtimit të ujit Badoc).

Lagjet dhe zonat që do të mbesin nesër  pa ujë janë: qyteti i Graçanicës me fshatrat përreth, Hajvalia, Matiqani, lagjja e Spitalit, zona jug, perëndim dhe lindje e lagjes ”Kodra e Diellit” si dhe lagjja ”Aktash”.

Janë edhe disa lagje të tjera të kryeqytetit që furnizohen me ujë të pijshëm nga ky sistem, por përveq lagjeve dhe zonave të lartëcekura të tjerat nuk do të preken nga këto punime, për shkak që furnizimin me ujë e kanë nga sistemi i rezervuarëve të qytetit.

Me përfundimin e punimeve, furnizimi me ujë të pijshëm do i kthehet normalitetit.

Në përgjithësi, furnizimi me ujë po vazhdon të jetë stabil dhe kjo falë nivelit të kënaqshëm të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci dhe investimeve në rehabilitimin e rrjetave të qytetit.

KUR ”Prishtina” - sh.a. mision e ka furnizimin me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimin e kohës së furnizimit, largimin e ujërave të ndotura, si dhe mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, përmes investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)